Flash News

E-TJERA

Detaje të reja/ Dyshohet se zjarri në Astir ishte i qëllimshëm, flakët nisën nga makina e vëllait të ndërtuesit të pallatit

Detaje të reja/ Dyshohet se zjarri në Astir ishte i

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu mëngjesin e sotëm një garazh në zonën e Unazës së Re. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Në vendngjarje janë thirrur edhe ekspertë antieksplozivë të RENEA-s për të verifikuar nëse mjetit tip “Range Rover”, ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse.

“Range Rover-i” është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, që është edhe pronari i pallatit.

Ai ka qenë i arrestuar disa herë për mashtrime me shitjen e apartamenteve dhe kjo mund të jetë pista kryesore e hetiemeve.

 

Të fundit