Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga aksidenti Vlorë-Fier, humb jetën shoferja 23-vjeçare, në gjendje të rëndë shoqja e saj

Detaje të reja nga aksidenti Vlorë-Fier, humb jetën shoferja

Zbardhen detaje të reja mbi aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë- Fier.

Sipas policisë, mjeti i drejtuar nga Anxhela Çapo ka humbure kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 

 Për pasojë, ka ndërruar jetë në vend shoferja  23-vjeçare, ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore, shoqja e saj, S. M., 22 vjeçe.

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M”, sqaron policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit