Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vdekja e dy ukrainasve në Tiranë, dyshohet se punonin si “eskorta”

Detaje të reja nga vdekja e dy ukrainasve në Tiranë, dyshohet se

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë. Antonina Kozachenko (25 vjeç) dhe Anastasia Lopukhova (40 vjeç), dyshohet se humbën jetën nga mbidoza e ilaçeve që kishin përmbajtje narkotike.

Mësohet se ato kishin dy javë që kishin ardhur në vendin tonë dhe ishin strehuar në një apartament në katin e tretë të cilin e kishin marrë me qera, bashkë me një mikeshën e tyre identitieti i të cilës ende nuk bëhet me dije.

 Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzat.

Sakaq është shoqëruar në komisariat vajza e cila i gjeti dy shoqet e saj pa shenja jete, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë: 

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e kryeqytetit.

 

Të fundit