Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja e efektivit të FNSH-së, u qëllua me 3 plumba, dyshohet atentat për shkak të detyrës

Detaje të reja nga vrasja e efektivit të FNSH-së, u qëllua
Viktima Xhulio Prela

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen me armë zjarri të efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela 26 vjeç.

Mësohet se i riu po kthehej nga Rinasi në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kishte dërguar në aeroport një të afërmin e tij.

Detaje të reja nga vrasja e efektivit të FNSH-së, u qëllua
Foto nga vendi i ngjarjes në aksin Milot-Lezhe

Në kthim, ai është qëlluar nga autorët ende të paidentifikuar dhe një prej plumbave ka rezultuar fatal, pasi i ka prekur arteriet kryesore të zemrës, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Pas atentatit, 26-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës në aksin Milot-Lezhë.

Policia deri tani ka gjetur tre gëzhoja plumbash. Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati, por dyshohet se ka lidhje me detyrën e tij si efektiv i FNSH, pasi i riu nuk njihej si problematik.

Të fundit