Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja e nipit të Preng Gjinit: Kishte ardhur për festa tek e ëma në Mirditë, u qëllua sapo zbriti nga makina

Detaje të reja nga vrasja e nipit të Preng Gjinit: Kishte ardhur
Në foto: Viktima Anton Keli

Detaje të reja nga vrasja e djeshme e nipit të fisit Gjini, Anton Kelit në Rrëshen. Mësohet se, Anton Keli jetonte prej kohësh jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët, dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma.

Dyshohet se autorët mund të jenë informuar më herët për ardhjen e Kelit dhe e prisnin viktimën në hyrje të Rrëshenit.

Keli udhëtonte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, ndërsa në momentin e atentatit kishte bërë një ndalesë 200 metra larg një marketi. 51-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri sapo kishte zbritur nga makina. Edhe pse me plagë në trup eci për të kërkuar ndihmë drejt marketit dhe aty ra në tokë. Ai shkoi me shenja jete në spitalin e Rrëshenit, por që nuk mbijetoi dot.

Policia po heton ngjarjen edhe pse ende nuk ka ende asnjë të arrestuar. Hetimet i kushtëzon fakti se në zonë nuk ka pasur kamera sigurie, ndërkaq pista kryesore e autoriteteve mbetet hakmarrja. Anton Keli është nip i fisit Gjini, të cilët kanë hasmëri me fisin Reçi në Mirditë.

Kujtojmë se, më herët në 15 Shtator, Preng Gjinit iu bë një tjetër atentat në Tiranë, por arriti që të shpëtonte.

 

Të fundit