Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja në Astir, Përparim Ademi kishte lidhje me dy motrat, me njërën kishte fëmijë; E shoqja: E dija që më tradhtonte

     
Detaje të reja nga vrasja në Astir, Përparim Ademi kishte lidhje
Përparim Ademi
 

Zbardhen detaje të tjera lidhur me krimin e ndodhur pak orë para ndërrimit të viteve në zonën e Astirit në Tiranë.

Përparim Ademi mësohet se kishte patur lidhje me te dy motrat Zhaneta Metani dhe motrën e saj Kristina Bardhi të cilat i vrau me breshëri automatiku në apartamentin e tyre.

Në dëshminë e tij, Ademi ka theksuar se fillimisht para disa vitesh ishte lidhur me Kristinën, por pas ndarjes me të u lidh me Zhaneta Metanin, me të cilën pretendon se ka edhe një fëmijë, por nuk e ka të regjistruar në Gjendjen Civile.

Po ashtu, bashkëshortja e tij e ligjshme ka deklaruar para hetuesve se ka qenë në dijeni të tradhtisë së të shoqit, madje kishte krijuar raporte miqësore me ta me qëllim që të mos dëmtonte familjen.  

 

Të fundit