Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Vrau dy motrat në 31 dhjetor, gjykata lë në burg Përparim Ademin

Tiranë/ Vrau dy motrat në 31 dhjetor, gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Përparim Ademin, i cili në 31 dhjetori vrau me armë zjarri të dashurën Zhaneta Metani, 45 vjeç dhe motrën e saj, Kristina Bardhi, 53 vjeç në zonën e Astirit në Tiranë.

Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për 59-vjeçarin, i cili ndërkohë ka pranuar krimin e dyfishtë.

Përparim Ademi Tela ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë teksa ka pohuar në polici se ishte i lidhur me Zhanetën, por distancimi i saj dhe njohja me dikë tjetër duket se ka sjellë dhe vrasjen. Në dëshminë e tij 59-vjeçari ka deklaruar se është i martuar, por njëkohësisht dhe kishte lidhje me 45-vjeçaren.

Policia në vendngjarje gjeti 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas krimit autori e la armën në apartamentin e viktimave me karikator të zbrazur dhe u largua.

Të fundit