Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja në Peqin/ Viktima ka marrë dy plumba, u la në afërsi të lumit për të mbuluar gjurmët

Detaje të reja nga vrasja në Peqin/ Viktima ka marrë dy plumba, u
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i një 45-vjeçari në lagjen “Çezëm” në Peqin. Trupi i pajetë u gjet në afërsi të lumit Shkumbin.

Viktima nuk është identifikuar ende nga policia, por nga hetimet verifikimi paraprak dyshohet se është vrarë mbrëmjen e djeshme në një vend tjetër dhe trupi është sjellë pranë lumit për të mbuluar gjurmët.

45-vjeçari ka marrë dy plumba, një në brinjë dhe një në shpinë. Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e  autorëve.

 

Të fundit