Flash News

E-TJERA

Detyroi partneren të punonte si pro*titutë, gjykata britanike liron pa kufizime tutorin shqiptar

Detyroi partneren të punonte si pro*titutë, gjykata britanike liron pa

Gëzim Troka, 50 vjeç, u shpall fajtor në mungesë nga në Shqipëri në vitin 2008 për përdorim dhune dhe kërcënimesh për të detyruar partneren e tij të punonte si prostitutë në Greqi dhe Itali gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000.

Ttutori shqiptar, siç raporton The Sun, pavarësisht një urdhër-arresti ndërkombëtar, arriti të hynte në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë të falsifikuar bullgare.

Troka nuk ishte as në radarin e autoriteteve derisa u arrestua dhe u dënua për sulm të zakonshëm dhjetë vjet më vonë.

Vetëm pasi ai u fut në paraburgimin e imigracionit, zyrtarët e kuptuan se ai ishte një i arratisur i kërkuar dhe miratuan kërkesën e ekstradimit të Shqipërisë.

Edhe pasi apeli i tij i parë dështoi, Troka u lejua ta zvarriste çështjen deri në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët më në fund e hodhën poshtë përpjekjen e tij për të qëndruar në vitin 2021, por Troka është ende në Mbretërinë e Bashkuar gati katër vjet më vonë. Një gjyqtar në Gjykatën e Magjistraturës së Ëestminsterit i dha Trokës lirim me kusht më 2 gusht 2024.

Kjo do të thotë se ai është i lirë të shkojë kudo që të dëshirojë pa kufizime, pavarësisht të kaluarës së tij.

Krimineli shqiptar kishte kaluar tashmë më shumë se tre vjet në paraburgim midis gushtit 2018 dhe apelit të tij të dështuar në Gjykatën e Lartë përpara se të lirohej.

Të fundit