Flash News

E-TJERA

“Dezinformohet nga Tirana”, eurodeputeti Gahler i përgjigjet Ramës: I marr informacionet edhe nga qeveria

“Dezinformohet nga Tirana”, eurodeputeti Gahler i përgjigjet
Eurodeputeti Michael Gahler

Eurodeputeti Michael Gahler i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pas qëndrimeve që mbajti ndaj Bashkimit Europian, duke e cilësuar jomiqësor.

I pyetur nga mediat, Rama tha sot se qëndrime të tilla vijnë pasi Gahler merr informacione vetëm nga opozita.

Në një intervistë për ‘Syri tv’, Gahler iu pergjigj se informohet nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile etj.

‘E dini, unë kam gati 20 vite në PE dhe jam marrë me shumë vende në çështjen e zgjerimit, pavarësisht se cila palë është në qeveri. Gjithmonë jemi akuzuar, kushdo që ka qenë në familjen europiane.
Ne marrim informacione nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile. Kur Komisioni i Venecias jep një deklaratë kjo është e rëndësishme dhe ne e shohim mirë. Qeveria është në krye dhe çfarë do lloj kritike i drejtohet qeverisë’, u shpreh Michael Gahler.

Sipas eurodeputetit dhe koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler akuzat e Ramës për vaksinat janë të padrejta.

Në fakt ka pasur një referencë mesa duket për mënyrën se si ne po i shpërndajmë vaksinat. Ka pasur kritika në këtë fushë, sikur ne jemi të këqijtë.

Por ne si BE i kemi dhënë vendeve të Ballkanit mbështetje për të luftuar Covid. Është shumë e vështirë edhe për ne të marrim vaksinat. Në fakt unë u habita kur lexova për këtë gjë’, theksoi Michael Gahler.

Kujtojmë se Michael Gahler deklaroi pak ditë më parë se qeveria ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe nuk ka përmbushur nga kushtet për hapjen e negociatave.

Të fundit