Flash News

E-TJERA

Dha dorëheqjen nga PD e Korçës, Mano: Shpresuam se humbja do të lexohej drejt nga Basha, pamë vetëm arrogancë

Dha dorëheqjen nga PD e Korçës, Mano: Shpresuam se humbja do
Andrea Mano

Ish-kryetari i PD-së në Korçë, Andrea Mano ka folur pas dhënies së dorëheqjes nga ky post. Përveç tij, nga kjo degë e PD janë larguar edhe 13 anëtarë të Kryesisë.

Mano tha se largimi nga funksioni është një kulturë që duhet të hyjë në Shqipëri dhe të aplikohet duke nisur nga kryetari dhe deri te strukturat drejtuese.

Ai tha për "A2 cnn" se kishin shpresë që humbja do të lexohej drejtë nga kryedemokrati Lulzim Basha, por sipas tij, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por ai tregoi edhe arrogancë.

“Largimi nga funksionet është një kulturë që duhet të futet në Shqipëri, duhet të ishte bërë qoftë nga kryetari, qoftë nga strukturat drejtuese. Kemi pasur edhe shpresa mos ndoshta humbja do të lexohej drejtë nga kryetari i partisë, do të kishim zhvillime që do ta bënin më demokratike partinë. Por pamë një lloj arrogance nga kryetari, qoftë në rizgjedhje, qoftë me ato që bëri më pas”, tha Mano.

Ky i fundit u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga funksionet që mbanin e lexuan qartë rezultatin në zgjedhje dhe menduan se dorëheqja do i shërbejë PD.

Mano ishte pozicionuar i 7-ti në listën e PD për Korçën në zgjedhjet e 25 prillit, por ai mohon që të ketë dhënë dorëheqjen për arsye se është ndjerë i pavlerësuar. Ai deklaroi se përgjegjësia duhet të mbahet fillimisht nga kryetari e deri te drejtuesi politik i qarkut.

“Pritshmëria nuk ka qenë 5 mandate. Ju garantoj që ka qenë një nga degët më të mira në Shqipëri, por me sa duket në politikë nuk është në interesin e disa personave kur ke një degë të fuqishme, fillojnë përçartjet. Pritshmëria që kemi pasur ka qenë 6 mandate për të siguruar fitoren në qarkun e Korçës”, u shpreh ai.

 

Të fundit