Flash News

E-TJERA

Dhuna e shefit të policisë ndaj mbështetëses së PD, Meta: Ngjarja mund të ishte parandaluar nëse katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë

Dhuna e shefit të policisë ndaj mbështetëses së PD,

Për dhunën e ushtruar nga shefi i policisë Divjakë, Altin Shehu, ndaj një mbështetëseje të PD-së pasi po filmonte fushatën elektorale të PS-së, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.

Meta shprehet se dhuna mund të ishte parandaluar nëse katër kallëzimet e bëra ndaj tij do të ishin hetuar në kohë.  Presidenti shkruan në median sociale Facebook, se Shqipëria nesër do jetë në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Reagimi i Metës:

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t'i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.

 

 

Të fundit