Flash News

E-TJERA

Dhuna mes drejtorëve në IKMT, pezullohen nga detyra personat e përfshirë

Dhuna mes drejtorëve në IKMT, pezullohen nga detyra personat e

Një ngjarje e rëndë u regjistruar së fundmi në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, është dhunuar nga drejtori i Mjedisit në këtë institucion, Klesti Çela.

Për ngjarjen ka reaguar Inspektorati i Përgjithshëm, duke marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. 

Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional.

Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut. Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave”, thuhet në deklaratën e Inspektoratit të Përgjithshëm.

Të fundit