Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj fisit Maja, Andi Rraja kërkon masë të lehtë sigurie

Dhuna ndaj fisit Maja, Andi Rraja kërkon masë të lehtë

Andi Rraja ka kërkuar përmes avokatit të tij një masë më të lehtë sigurie. Ai është një nga të arrestuarit për dhunën e ushtruar ndaj Bilbil dhe Jashar Majës.

Avokati ka argumentuar se dëmtimet mbi kushërinjtë Maja janë klasifikuar si plagosje e lehtë me dashje që parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në dy vite burg.

“Sipas parashikimeve të nenit 247/1 të Kodit Penal kjo vepër penale fillon vetëm me ankimin e të dëmtuarit, i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të ankimit”, tha avokati.

Ai ka kërkuar që Andi Rraja të hetohet për ngjarjen jo në arrest me burg, por me detyrim paraqitje.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj 9 personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Maja, pasi ekspertimi mjeko-ligjor i klasifikonte dëmtimet e kushërinjve Maja si jo të rënda.

Prokuroria kërkoi riekspertim mjekësor ndaj dy kushërinjve Maja.

Të fundit