Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Kujtim Cakranit, policia jep detaje: U konfliktua me dy persona, e goditën fizikisht

Dhuna ndaj Kujtim Cakranit, policia jep detaje: U konfliktua me dy persona, e

Policia ka dhënë detaje nga dhuna ndaj Kujtim Cakranit, avokati i Ilir Metës. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku sipas policisë, Cakrani është përfshirë në konflikt me dy persona për shkak të automjetit.

Sipas bluve, Cakrani kishte parkuar makinën keq dhe dy personat e paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht avokatin.

“Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit”, njofton policia.

 

Të fundit