Flash News

E-TJERA

Dhunohet efektivi i policisë në Fushë-Krujë, detajet

Dhunohet efektivi i policisë në Fushë-Krujë, detajet

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

Autori i dyshuar i sulmit është Aranit Merlika, tashmë i identifikuar nga autoritetet teksa janë bërë kontrolle edhe në shtëpinë e tij.

Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen.

Në momentin e ngjarjes mësohet se efektivi ka qenë jashtë shërbimit, por po hetohet në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj tij.

Më shumë detaje priten në vijim.

Të fundit