Flash News

E-TJERA

Dhunoi 55-vjeçarin në rrugë, arrestohet autori në Lezhë

Dhunoi 55-vjeçarin në rrugë, arrestohet autori në

Policia e Lezhës ka arrestuar Alfred Prendin, 36 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht një 55-vjeçar.

"Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka pasur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia.

Të fundit