Flash News

E-TJERA

Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, vihet në pranga 44-vjeçari në Krujë, iu gjet kallashnikov në banesë

Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, vihet në pranga

Një 44-vjeçar në Krujë është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunën ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.

Gjatë kontrollit, në banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.  

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.”, njofton policia.  

Të fundit