Flash News

E-TJERA

Dhunonte gruan se i kishin bërë “magji”, arrestohet 48-vjeçari në Mat; 33-vjeçarja përfundon në psikiatri

Dhunonte gruan se i kishin bërë “magji”, arrestohet

Një 48-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses 33-vjeçari. Autori, për të justifikuar dhunën, pretendonte se bashkëjetueses së tij i kishin bërë magji, dhe kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur në banesë 380 copë fishekë luftarakë. Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

Është proceduar penalisht për mashtrim, edhe 36-vjeçari nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit.

“Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë).

Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë,  i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

 

Të fundit