Flash News

E-TJERA

Dhunuan dhe kërcënuan me armë kundërshtarin politik/ Arrestohet 62-vjeçari në Tropojë, në kërkim 2 vëllezërit

Dhunuan dhe kërcënuan me armë kundërshtarin politik/
Foto ilustruese

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin që u shënua sot në qendrën e  votimit në fshatin Lekbibaj, Tropojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30.

Tre vëllezër kanë kërcënuar me armë zjarri, si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik. Tre vëllezërit kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gj. Gj., 62 vjeç është arrestuar nga policia, ndërsa dy vëllezërit e tij, Sh. Gj. dhe M. Gj., janë shpallur në kërkim. Mbi 62-vjeçarin rëndojnë disa akuza si: "Dëmtime të tjera me dashje", "Shkatërrimi i pronës", " Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak", “Kanosja" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik".

Të fundit