Flash News

E-TJERA

"Diella e Ramës një çmenduri"/ Eksperti italian: Alibi për të sunduar në hije!

"Diella e Ramës një çmenduri"/ Eksperti italian:

Emërimi i ministres së parë të krijuar me inteligjencë artificiale në Shqipëri (Diella), ka shkaktuar reagime jo vetëm brenda vendit, por edhe përtej kufijve.

Së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga eksperti italian i teknologjisë dhe inovacionit, Marco Calzolari, i cili e ka cilësuar këtë emërim të qeverisë shqiptare si një “çmenduri” që sipas tij, rrezikon transparencën dhe llogaridhënien.

“Shqipëria ka emëruar një ministër të krijuar me inteligjencë artificiale, që duhet të merret me menaxhimin e tenderëve publikë. Ideja bën lajm, por është një çmenduri,” – deklaron Calzolari.

Sipas tij, një ministër i krijuar nga algoritmet nuk mund të marrë përgjegjësi politike dhe nuk ka aftësinë për t’u përgjigjur qytetarëve në një sistem demokratik. Ai thotë se kjo është thjesht një alibi për të sunduar në hije. 

“Kush kontrollon ‘makinën’ mbetet në hije. Kjo nuk është inovacion, është alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar,” – shton eksperti italian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marco Camisani Calzolari ❤️ (@marcocamisanicalzolari)

Të fundit