Flash News

E-TJERA

"Diella" në Parlament/ Analisti boshnjak: Rama, udhëheqësi më qesharak i shekullit XXI

"Diella" në Parlament/ Analisti boshnjak: Rama,

Analisti dhe studiuesi boshnjak, Jasmin Mujanović, ka reaguar ndaj prezantimit të “Diellës”, ministres virtuale të inteligjencës artificiale të emëruar nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale, Mujanović shkruan me ironi se Rama po bën një përpjekje serioze për t’u shpallur si “udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI”.

Analisti thotë se në fillim shumica e njerëzve e panë këtë iniciativë si një manovër publicitare, por fakti që "Diellës" iu dha fjala edhe në parlament, është sipas tij një çmenduri.

Mujanović la të kuptohet se kufiri mes realitetit politik dhe farsës është tejkaluar në Shqipëri, duke ngritur kështu dyshime serioze për drejtimin që po merr qeverisja në vend.

Reagimi i plotë:

‘Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur ‘udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI’. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me ‘ministren e AI’ si një manovër publicitare. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte ‘e lënduar’ dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri.’

"Diella" në Parlament/ Analisti boshnjak: Rama,

 

Të fundit