Flash News

E-TJERA

Digjet banesa në Lushnjë, humb jetën i moshuari

Digjet banesa në Lushnjë, humb jetën i moshuari

Një banesë është djegur në fshatin Bubullimë të Lushnjes duke lënë kryefamiljarin të vdekur . Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dhe dyshohet së shkak është bërë soba e druve që përdorte çifti i moshuar për tu ngrohur.

Zjarri që ka përfshirë banesën e familjes Koci në fshatin Bubullimë të Lushnjës ka lënë të vdekur kryefamiljarin Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij Kristina ka arritur të shpëtojë.

Sipas fqinjëve mësohet se zjarri ka rënë në orën 3 të mëngjesit dhe banesa ka marrë flake menjëherë për shkak se ishte e vjetër dhe çatia është rrezuar duke zënë poshtë 82 vjeçarin i cili ka humbur jetën. Më pas zjarrfikësit kane ardhur dhe kane shuar zjarrin, dhe kanë nxjerr bashkëshorten e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetën

Të fundit