Flash News

E-TJERA

Digjet një pallat tek “Varri i Bamit” në Tiranë

Digjet një pallat tek “Varri i Bamit” në Tiranë

Një pallat është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte në lagjen “Varri i Bamit” në Tiranë.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë në katin e parë të pallatit, në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjares dhe bënë menjëherë vakuimin e banorëve të pallatit. Mësohet se zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Të fundit