Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Dilemat e dy qeverisjeve, pse Shqipëria dhe sot është ndër më të varfrat e Europës |

A jemi qeverisur mirë apo keq në këto vite tranzicioni? Ekonomia është rritur, ndonëse me hope, të ardhurat janë zgjeruar, pagat kanë ndryshuar vazhdimisht, familjet dhe individët kanë më shumë mundësi, bizneset kanë investuar, janë zgjeruar apo dhe kanë falimentuar. Nuk ka dyshim se jemi më mirë se në fillimet e viteve ‘90, kur vendi sapo doli nga një ekonomi e përqendruar dhe varfëri e lartë.
Por dilema e vërtetë qëndron në përgjigjen e pyetjes: A jemi aty ku duhet të ishim? A është orientuar vendi drejt një modeli zhvillimi të qëndrueshëm? Si kanë ndikuar politikat e taksave në mjedisin e të bërit biznes? Sa konkurrues është bërë ai në raport me vendet e rajonit? Sa shpejt ka ecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, për të kapur sa më shpejt mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian?
Në fund të fundit, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të konvergojnë në qëllimin final që duhet të ketë çdo qeveri: rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vet, uljes së pabarazisë e varfërisë, krijimit të një mjedisi të barabartë e konkurrues për sipërmarrjet, tërheqjes së investimeve me vlerë të shtuar të lartë, që në rezultante do të sillnin paga më të larta për çdo kategori të punësuarish, fitime të kënaqshme për të gjitha sipërmarrjet dhe më shumë të ardhura në buxhet, shoqëruar me rritjen e investimeve kapitale.
“Monitor” ka krahasuar ecurinë e dy periudhave qeverisëse, asaj të Partisë Demokratike në 2005-2012 dhe të Partisë Socialiste, në 2014-2019. Viti 2013 konsiderohet si neutral për shkak të tranzicionit të gjatë të kalimit të qeverisjes nga PD te PS, ndërsa 2020-a nuk është marrë në konsideratë, si një vit i jashtëzakonshëm, kur vendi u përball fillimisht me pasojat e tërmetit të fundit të 2019-s dhe më pas u gjend nën pushtetin e pandemisë së Covid-19.
Deri në vitin 2008, vendi ka njohur një cikël të lartë rritës, që kulmoi atë vit, me 7.5%, i ndikuar nga ecuria e mirë e ekonomisë globale, europiane dhe rajonale. Në vend, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektorët kryesorë që nxitën rritjen deri në 2008-n ishin industria, ndërtimi, shërbimet, posta dhe komunikacioni, shërbimet financiare.
Pas 2008-s, ekonomia vendase dhe ajo globale hynë në një normalitet të ri, si rrjedhojë e krizës globale financiare që frenoi ndjeshëm ciklin rritës. Në 2009-n, ritmet e rritjes ekonomike zbritën ndjeshëm në 3.3%, pas ngadalësimit të ndërtimit, industrisë, shërbimeve financiare, ndërsa posta e telekomunikacioni vijuan të rriten me ritme të larta.
Ecurinë më të dobët ekonomia e shënoi në 2013-n, me një rritje prej vetëm 1%, pas tranzicionit të zgjatur të kalimit të qeverisjes nga Partia Demokratike tek ajo Socialiste, në zgjedhjet e qershorit. Bujqësia u ngadalësua atë vit, ndërsa ranë ndërtimi, “tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe “Informacioni e komunikacioni”, sipas të dhënave të INSTAT.
Në periudhën në vijim, me “normalitetin e ri”, ekonomia nuk arriti të rritej më shumë se 4% në 2018-n, edhe atë vit e nxitur më shumë nga prodhimi i mbarë i energjisë pas reshjeve të dendura të shiut. Aktivitetet e “tregtisë; transportit; akomodimit dhe shërbimit ushqimor” u përshpejtuan pas vitit 2016, teksa vendi filloi të bëhej një destinacion i preferuar turistik për të huajt, duke përfituar nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe krizës së përkohshme në Turqi, që nxitën agjencitë turistike të kërkonin tregje të reja.
Ajo që konstatohet në të dy periudhat është se rritja nuk ka qenë e qëndrueshme, por e varur nga sektorë të ndryshëm që ishin në fazë rritjeje në periudha të caktuara (psh bankat e telekomunikacionet para 2008-s) dhe ngjarje specifike, si p.sh. ndërtimi i Rrugës Durrës-Kukës në 2017-2018, apo punimet për gazsjellësin TAP në 2017-2019. Bujqësia shpesh është përdorur si “rregullator” i rritjes, sidomos përpara vitit 2013, ndërsa më pas ajo nuk ka arritur të zgjerohej më shumë se 1.7%.
Domosdoshmëria për të ndryshuar modelin ekonomik drejt sektorëve me vlerë të shtuar të lartë, ikjes nga ndërtimi, rritjes së produktivitetit, tërheqjes së investimeve të huaja me fokus Teknologjinë e Informacionit, largimi nga avantazhi i kostos së lirë të fuqisë punëtore, janë debatuar shpesh vitet e fundit.
Por, të dhënat tregojnë se struktura e ekonomisë ka mbetur pothuajse e pandryshuar në dy dekadat e fundit. Në 2019-n, pesha e bujqësisë ishte rreth 18.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pothuajse e njëjtë si në 2005-n. Në rritje të lehtë ishte industria, gjithsej me gati 2 pikë përqindje më shumë se në 2015-n, duke arritur në 11.6%, që ka ardhur më së shumti nga zgjerimi i industrisë së nxjerrjes së naftës (shfrytëzimi i burimeve natyrore të vendit).
Pesha e ndërtimit, që kulmoi në pjesën e parë të tranzicionit, erdhi në ulje ciklike deri në 2019-n, (nga 15% në 2015-n, në 8.6% në 2019-n), por po i rikthehet sërish rritjes së shpejtë. Në 2020-n, vitin e krizës, pesha e tij u rrit në 9.2%, më i larti që nga viti 2013. Për shkak të normës së lartë të kthimit dhe lehtësisë së injektimit të parave informale, ndërtimi po tërheq kapitalet e lira dy vitet e fundit, duke shfrytëzuar dhe çlirimin e lejeve të ndërtimit pas 2018-s.
“Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, një gjenerator kryesor i punësimit, vijon të kontribuojë me gati 17% të PBB-së.
Pesha e “Informacionit dhe komunikacionit” është ulur me 1.5 pikë përqindje në këto 14 vite, pas maturimit të industrisë së telefonisë së lëvizshme, ndërsa “Aktivitete financiare dhe të siguracionit” kanë mbetur në rreth 2% të PBB-së.
Nëse ka një aktivitet që ka lulëzuar, është ai i sipërmarrjes individuale të vetë njerëzve, sidomos të profesioneve të lira. “Aktivitete shkencore, profesionale, administrative dhe mbështetëse”, që përfshijnë shërbime juridike dhe të kontabilitetit, Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit, Aktivitete arkitekture dhe inxhinierie; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Kërkim dhe zhvillim shkencor, sollën gati 7% të PBB-së në 2019-n, nga më pak se 2% në 2005-n. Në rritje ka ardhur edhe pesha e argëtimit dhe çlodhjes, nga 1.5% në 2.3% të PBB-së.
Modeli ekonomik nuk rezulton të ketë nxitur produktivitetin. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, shifra e afarizmit vjetor për të punësuar për të gjithë prodhuesit në treg, në 2019-n ka rënë me 6.2% në krahasim me 2010-n.
Në të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve pothuajse u dyfishua. Ecuria tregon se bizneset kanë investuar më pak në teknologji dhe janë bazuar më shumë te kapitali intensiv i punës. Për të njëjtën periudhë, norma e fitimit për të gjithë prodhuesit në treg zbriti nga 12.2% në 8.4%.
Vetëpunësimi vijon të mbetet burimi kryesor i sigurimit të jetesës për një të tretën e atyre që kanë një biznes. Sipas INSTAT, përqindja e të vetëpunësuarve në punësimin gjithsej ishte 32% në 2019-n, nga 30% në 2010, që është viti më i hershëm kur raportohen të dhënat, më e larta në rajon dhe e dyta në Europë, pas Turqisë.
Ky segment po përballet me tkurrjen e konsumit dhe konkurrencën e lartë që vjen nga zgjerimi i qendrave tregtare dhe zinxhirëve të organizuar të tregtisë me pakicë të produkteve ushqimore e të tjera. Kriza e Covid-19 vlerësohet ta ketë përkeqësuar më tej këtë tendencë, pasi ka favorizuar fuqizimin e të mëdhenjve dhe mbylljen e të vegjëlve. Ndërsa teorikisht zgjerimi i të mëdhenjve mund të jetë një zhvillim pozitiv (kur vjen në mënyrë organike), në afatin e shkurtër pritet të ushtrojë presion negativ tek të vetëpunësuarit, në mungesë të alternativave të tjera për të siguruar jetën.
Punësimi me kohë të pjesshme zë rreth 18% të totalit, sipas INSTAT, ndër më të lartat në rajon, duke treguar për paqëndrueshmërinë e tregut të punës.
Se sa pak eficiente dhe produktive është ekonomia këtë e tregon dhe kërkesa e ulët për forcë punëtore me arsim të lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se papunësia te personat me arsim të lartë në fund të 2020-s ishte 14%, përkundrejt 9.2% me arsim 8/9-vjeçar.
Banka Botërore vlerëson se ekosistemi i sektorit privat përbëhet nga firma kryesisht të vogla që investojnë pak në adoptimin e teknologjisë dhe inovacionin, përballen me mungesë aftësish (veçanërisht menaxheriale) dhe konkurrojnë në një treg me informalitet të lartë, të gjitha këto zvogëlojnë potencialin e tyre të rritjes. Rendimenti i ulët i sektorit bujqësor gjithashtu kontribuon në pabarazitë rajonale në standardet e jetesës dhe i shtyn njerëzit të migrojnë nga zonat rurale, duke rritur dendësinë urbane.
Sipas Bankës, Investimet e Huaja Direkte në infrastrukturën energjetike dhe eksportet e energjisë elektrike (si rrjedhojë e shiut) ndikuan në rritjen e PBB-së, por asnjë prej tyre nuk ndikoi në krijimin e vendeve të punës cilësore, dhe investimet nuk kanë forcuar zinxhirët e vlerës që lidhen me tregjet rajonale dhe globale.
Investimet e huaja u mbajtën gjallë nga TAP dhe Devolli
Investimet e Huaja Direkte arritën kulmet e tyre në vitin 2009, kryesisht nga investimet në fushën e telekomunikacioneve dhe më pas në 2018-2019, duke i kaluar 1 miliard euro, pas projekteve të mëdha të gazsjellësit TAP dhe hidrocentraleve mbi lumin Devoll, të iniciuara para vitit 2013.
Të dhënat e investimeve, sipas aktivitetit ekonomik, të cilat janë të disponueshme që nga viti 2014, tregojnë se në 4 vitet e fundit (2016-2020) rritja ka ardhur vetëm nga “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar”, ku përfshihen dy aktivitetet e mëdha të gazsjellësit dhe hidrocentraleve. Të dy këto projekte kishin një vlerë prej rreth 2 miliardë eurosh. Por, projekti më i madh, ai i gazsjellësit TAP, me investim 1.5 miliardë euro, pritet të ketë një efekt minimal në Shqipëri pas përfundimit të tij në 2020-n, për shkak se Shqipëria nuk ka infrastrukturën për të përfituar nga gazi që kalon në territorin e saj.
Nëse Shqipëria nuk do të kishte arritur të tërhiqte këto dy projekte të mëdha, stoku i investimeve të huaja do të ishte të paktën 20% më i ulët në 2020-n, duke mbetur në nivelet e rreth 6.5 miliardë eurove, njësoj si në vitin 2017.
“Informacioni dhe komunikacioni”, segmenti që tërhoqi më shumë investime në vend deri në vitin 2016 dhe kishte udhëhequr rritjen ekonomike deri në atë periudhë, ka kaluar në të katërtin, pas stanjacionit të këtij sektori.
Krahas energjisë dhe gazit, rritje në katër vitet e fundit shënuan edhe aktivitetet e Industrisë nxjerrëse, financiare dhe të sigurimit, Industria përpunuese, pasuria e paluajtshme, por me ritme shumë më të ulëta se investimet e gazsjellësit dhe hidrocentraleve.
Taksimi i të “pasurve” nuk funksionoi, diferencën e kanë bërë sigurimet
Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, duke qenë ndër më të ulëtat në Europë dhe rreth 10 pikë përqindje më pak sesa mesatarja rajonale. Informaliteti i lartë, produktiviteti i ulët, mungesa e sipërmarrjeve të mëdha, përqendrimi i aktiviteteve te tregtia me shumicë, që punon me marzhe të ulëta, janë arsyet kryesore të kësaj performance. Këtyre u shtohet edhe pesha e lartë që ka bujqësia në ekonomi (rreth 19% e PBB-së), një sektor që mbetet në pjesën më të madhe i pataksuar.
Diferenca më e madhe mes dy qeverisjeve ishte në taksimin për bizneset dhe individët. Partia Demokratike zgjodhi modelin e taksave të ulëta për të gjithë, me tatim të sheshtë prej 10%, ndërsa socialistët e rritën tatimfitimin dhe përshkallëzuan tatimin mbi pagën, duke e çuar deri në 23% për pagat mbi 130 mijë lekë (më pas kufiri u rrit në 150 mijë lekë).
Nga 2008, pas vendosjes së tatimit të sheshtë, qeverisja e Partisë Demokratike nuk arriti të ruajë të njëjtin ritëm të ardhurash, e ndikuar dhe nga ngadalësimi i ekonomisë pas krizës globale. Të ardhurat buxhetore në raport me PBB-në, ranë në 24.8% në 2012-n, nga 26.9% në 2008-n. Pas 2015-s, të ardhurat arritën deri në 27.8% të PBB-së në 2017-n, për t’u tkurrur më pas lehtë në vitet e mëpasshme.
Ndonëse të ardhurat në raport me PBB-në kanë shënuar tendencë rritjeje në dekadën e fundit (nga 25.4% e PBB-së në 2011 në 27.3% e PBB në 2019), e kundërta ka ndodhur me të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, të cilat kanë rënë nga 9.2% e PBB-së në vitin 2011 në 7.8% të PBB-së në 2019.
Kjo tendencë tregon për një reduktim të rendimentit të mbledhjes së të ardhurave nga TVSH. Në vitin 2019, tendenca rënëse është e lidhur edhe me përjashtimin nga TVSH-ja të nënkontraktorëve të gazsjellësit TAP, të cilët realizonin një volum të lartë punimesh e si rrjedhojë, edhe TVSH-je.
Megjithatë, edhe përpara këtij viti, ecuria e të ardhurave nga TVSH ka ndjekur një trajektore përkeqësuese, duke treguar ose për një rënie të konsumit, ose rritje të informalitetit.
Nga ana tjetër, taksimi indirekt (mbi konsumin) ka vijuar të jetë dominues në mbledhjen e të ardhurave kundrejt taksimit të të ardhurave (individë dhe kompani) dhe pasurisë[1]. Në vitin 2019 tatimet dhe taksat indirekte (mbi konsumin), ku përfshihen TVSH, akciza dhe taksat doganore përbënin 40% të totalit të të ardhurave buxhetore. Ndërsa taksat direkte, ku përfshihen tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi pasurinë dhe taksën e biznesit të vogël përbënin 19% të totalit të të ardhurave buxhetore.
Gjatë gjithë periudhës kemi “dominim” të të ardhurave të mbledhura nga tatimet që rëndojnë konsumin, siç janë: TVSH, Akcizë dhe Taksë doganore, kundrejt tatimeve që rëndojnë direkt të ardhurat e përftuara nga individë dhe biznese dhe pasurinë e tyre (ndërtesa apo tokë bujqësore).
Në këtë raport të të ardhurave nga taksimi indirekt vs. direkt, sipas Ministrisë së Financave, kanë ndikuar disa faktorë: tatimet indirekte janë më të thjeshta për t’u mbledhur, veçanërisht ajo pjesë që mblidhet në momentin e importit, ndërsa tatimet direkte (sidomos mbi të ardhurat individuale) për kohë të gjatë kanë qenë objekt i niveleve të larta të shmangies dhe evazionit tatimor; përveç kësaj, politika e ndjekur ka qenë ajo e uljes së vazhdueshme të normave të taksimit direkt; ndërkaq, lidhur me taksimin indirekt, norma e TVSH është mbajtur e pandryshuar që në vitin 1996 (kur hyri në fuqi Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) dhe akciza ka shënuar rritje të vazhdueshme për mallrat kryesore si karburante dhe cigare.
Tatimi mbi fitimin, ndonëse në rritje deri në 2.2% të PBB-së sërish mbetet në nivele më të ulëta se në 2006-n, kur u shënua niveli më i lartë prej 2.6% e PBB-së.
Tatimi mbi të ardhurat personale, që në thelb synonte që të taksonte më shumë të ashtuquajtur të “pasur” nuk e arriti qëllimin. Të ardhurat nga ky zë nuk e kaluan nivelin 2.2% të PBB-së (me përjashtim të 2019-s, kur efektin e dha ulja e dividendit me efekt prapaveprues), njësoj si përpara vitit 2013.
Përkundrazi, Tatimi mbi pagat e larta ka nxitur vitet e fundit një skemë të shmangies ndaj taksave, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe diferencën e madhe mes taksimit të individëve me paga të larta dhe bizneseve të vogla. Individët me paga të larta u regjistruan si persona fizikë, (biznes i vogël) dhe faturojnë kompanitë që ata punojnë, në mënyrë që të shmangin tatimin mbi të ardhurat personale, që për pagat e larta arrin deri në 23%. Janë kryesisht doktorë në spitale private, konsulentë, apo individë të tjerë me të ardhura të larta, përfshirë edhe të huaj, duke detyruar financat që të ndërmerrnin ndryshime të tjera ligjore për të kufizuar këto shmangie.
Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 150 mijë lekë është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Socialistët kanë premtuar që nga janari 2022, kufiri që tatohet me 23% do të rritet në 250 mijë lekë, ndërsa të djathtët premtojnë një tatim të sheshtë prej 9%.
Të dhënat tregojnë se pavarësisht nivelit të taksave, në periudhën 2005-2019, të ardhurat tatimore janë luhatur në rreth 18% të PBB-së, me vitet më të mira historike në 2008-n (19% e PBB-së) dhe 2017-n (18.9%).
Diferencën vitet e fundit e kanë bërë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (fondet speciale), të cilat në 2019-n arritën në 5.9% të PBB-së, nga 4.35% në 2012-n, duke treguar një përmirësim të punësimit dhe të uljes së informalitetit në tregun e punës.
Niveli i ulët i të ardhurave kushtëzon edhe kahun tjetër, atë të shpenzimeve. Paratë që qeveria shpenzon për administratën, subvencionet e pensioneve, pagesat e interesave të borxheve dhe sidomos investimet kapitale për rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale etj., nuk i kalojnë 30% të PBB-së (në një periudhë normale). Të ardhurat e ulëta kufizojnë mundësitë për rritjen e pagave të administratës (që janë më të ulëtat në rajon), apo të pensioneve (që mbeten poshtë kufirit minimal të jetesës).
Investimet kapitale kulmuan në 2008-2009, duke arritur në 8.4-8.7% të PBB-së, me ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës. Pas 2013-s, ky tregues nuk e kaloi asnjëherë nivelin e 5%, me përjashtim të 2020-s, kur qeveria u detyrua të merrte masa të jashtëzakonshme për të ndihmuar ekonominë e goditur nga Covid-19, përmes paketave mbështetëse, rritjes së pagesave sociale, si dhe fondeve për rindërtimin pas tërmetit. Paketat mbështetëse direkte ishin gjithsesi më të ulëta në rajon dhe Europë, në vetëm 1% të PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Pagat, rritje e ulët, varfëria nuk ka ndryshuar
Treguesi më i mirë, sesa rritja ekonomike, që është kthyer në shtim mirëqenieje për individin, është rritja e pagave. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në sektorin shtetëror, rritja reale e pagave ka qenë më e lartë deri në vitin 2009, duke arritur kulmin në 2007-n (+13.8%) dhe më pas është ngadalësuar. Pas 2013-s, të punësuarit në shtet kanë përfituar rritje reale zero, me përjashtim të 2017-s (7.8%) dhe 2019-s (1.9%).
Për sektorin privat, krahasimi është më i vështirë, si për shkak të informalitetit që karakterizon deklarimet e listë-pagesave nga pjesa më e madhe e bizneseve dhe mungesës së raportimit nga INSTAT përpara vitit 2011.
Të dhënat zyrtare (që mund të merren me rezerva për shkak të informalitetit) tregojnë se paga mesatare mujore për një të punësuar në biznesin privat (përjashtuar sektorin financiar, shtetëror, bujqësinë, organizatat ndërkombëtare) nuk ka shënuar rritje reale më të lartë sesa 2.7%, ndërsa ka dhe vite kur ajo ka ardhur në ulje reale.
Një tjetër pikëpyetje është se sa rritja ekonomike ka qenë gjithëpërfshirëse dhe ka ndikuar në uljen e pabarazisë dhe varfërisë. Sërish vlerësimi mbetet i vështirë, pasi të dhënat e fundit për matjen e saktë të varfërisë i përkasin vitit 2012.
Por, një raport i Bankës Botërore për diagnostikimin e vendit, i publikuar në maj 2020, konstatonte se reduktimi i varfërisë nuk ka reaguar shumë ndaj rritjes ekonomike, midis periudhës 2014 dhe 2017, në krahasim me periudhën e parakrizës globale financiare të 2008-s dhe varfëria vlerësohet se është rritur që atëherë.
Banka vëren se që nga viti 2015, varfëria ishte në stanjacion (ajo ra me 0.2 pikë përqindje midis 2015 dhe 2017) dhe deri në 2017, afër 4 në 10 shqiptarë ende jetuan me më pak se 5.5 dollarë amerikanë në ditë. Në fakt, deri në vitin 2017, niveli i varfërisë ishte ende mbi nivelin e vitit 2008.
Sipas raportit të Bankës, midis 2002 dhe 2008, një rritje prej 1% e PBB-së u shoqërua me një ulje të varfërisë prej 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra dhe një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në një ulje të varfërisë 0.8%.
Rritja e prosperitetit te shtresat e varfra ishte pak më e lartë gjatë periudhës para krizës: ndërmjet 2005 dhe 2008, 40% e popullsisë që jetonte në kufirin e poshtëm të varfërisë shënoi një rritje vjetore të konsumit mesatar prej 2.64%, mbi mesataren për popullsinë e përgjithshme (1.25%). Tkurrja e ekonomisë midis 2008 dhe 2012 goditi fort 40 përqindëshin që jeton nën kufirin e 5.5 dollarëve në ditë, dhe konsumi i tyre mesatar ra me 1.2%. Midis 2014 dhe 2017, përsëri u vërejt një rritje pozitive në mesataren e konsumit të shtresës së varfër, megjithëse pak më poshtë nivelit të parakrizës (me 2.44% në vit, kundrejt 0.7% në vit për popullsinë e përgjithshme).
Banka Botërore vlerëson se varfëria do të rritet më tej pas tërmetit dhe krizës së shkaktuar nga Covid-19. “Parashikimet e hershme të varfërisë pas tërmetit dhe pandemisë Covid-19 sugjerojnë se varfëria do të vazhdojë të qëndrojë në kufirin e rreth 40% në vitin 2020, në thelb duke fshirë çdo ulje të varfërisë së konstatuar vitet e fundit”.
Shqipëria vlerësohet se ka elasticitetin më të ulët në lidhjen mes rritjes ekonomike dhe varfërisë në rajon, përveç faktit që ai është përkeqësuar vitet e fundit. Sipas Bankës Botërore, në Serbi, një rritje me 1% e PBB-së e uli varfërinë me gati 4% në periudhën 2013-2016 (përkundrejt 0.8 që e reduktoi në Shqipëri).
Një shpjegim lidhet me modelin e rritjes së Shqipërisë dhe llojin e punësimit. Banka Botërore thekson se rritja ka qenë e orientuar nga konsumi që ka nxitur sektorët e patregtueshëm dhe punësimin me aftësi të ulëta.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i të punësuarve ka ardhur në rritje pas vitit 2013, me rreth 188 mijë persona më shumë. 60% e rritjes ka ardhur nga femrat. Shtimi i të punësuarve është reflektuar dhe në zgjerimin e të ardhurave nga sigurimet shoqërore e shëndetësore. Ky tregues është nxitur edhe nga dypunësimi, si një alternativë për shmangien e tatimit 23% mbi pagat e larta. Drejtoria e Tatimeve bëri të ditur se në fund të 2020-s në vend kishte rreth 88 mijë të dypunësuar.
Ndër të fundit në Europë për pagat dhe të ardhurat për frymë, model i paqëndrueshëm zhvillimi
Në krahasim me dy dekada më parë, shqiptarët kanë më shumë të ardhura. Shifrat e FMN-së, që matin PBB për frymë me çmimet korente, sipas barazisë së fuqisë blerëse, tregojnë një rritje mbi 4% në vit, me përjashtim të 2010-s, kur tranzicioni i qeverive ngadalësoi rritjen ekonomike.
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes se a jemi aty ku duhet të ishim, dy janë indikatorët kryesorë:
-Së pari, sa shpejt ka ecuri vendi në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara.
-Së dyti, ku jemi në raport me shtetet e tjera të rajonit, që kanë pasur një tranzicion të ngjashëm me ne.
Në procesin e konvergjencës, Shqipëria ka bërë përpara nga 2008-a deri në 2011-n, kur prodhimi i brendshëm për frymë, sipas fuqisë blerëse u rrit nga 25% e mesatares europiane në 30%. Më pas, mbeti në vend dhe në 2019-n, treguesi ishte sa 31% e mesatares së BE-së.
Në raport me shtetet e tjera të rajonit (pa përfshirë Kosovën), Shqipëria vijon të jetë e fundit në Europë. Ecurinë më të mirë e ka shënuar Mali i Zi, që ka arritur në 50% të mesatares së BE-së në 2019. Hendeku mes dy shteteve fqinjë është thelluar në 19 pikë përqindje, nga 17% në 2008-n.
Modeli ekonomik vijon të mbetet më i pafavorshmi në rajon. Vendi nuk ka arritur të shfrytëzojë as avantazhet e veta konkurruese. Shqipëria është më bujqësorja në rajon (me 18.4% të PBB-së), kundrejt 6.3% të Serbisë dhe 7.2% të Maqedonisë. Në paradoks, prodhimi i produkteve ushqimore është shumë më i ulët se në dy vendet fqinjë. Në Shqipëri ai zë 0.9% të PBB-së, kundrejt 3.4% në Maqedoni e Serbi, sipas të dhënave nga institutet statistikore të vendeve përkatëse.
Industria përpunuese në tërësi mbetet më pak e zhvilluara tek ne, duke kontribuar në 6.1% të PBB-së, përkundrejt 14.5% në Serbi dhe 12.9% në Maqedoni. Serbia ka ecur shpejt në Teknologjinë e Informacionit, duke u kthyer në një model jo vetëm në rajon, por edhe Europë. Pesha e IT dhe shërbimeve të Informacionit në Serbi i ka kaluar 3% të PBB-së, përkundrejt 0.5% në Shqipëri.
Qeveria i ka lënë “dorë të lirë” bizneseve, duke mos orientuar apo ndihmuar modelin ekonomik, siç ka bërë psh Serbia. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga fillimi i tranzicionit, që u shoqërua me një zhvendosje masive të popullsisë në qytet dhe ndërtime pa fre, kjo mani po vazhdon akoma, me ritmet më të larta në Europë.
Të dhënat e INSTAT për vitin 2018, tregojnë se 75% e investimeve të brendshme në ekonomi shkuan pikërisht në sektorin e ndërtimit. Në krahasim me 1996-n, që është viti i pari që INSTAT e raporton këtë të dhënë, ndryshimi, për një vend që është mbushur kudo me beton, është fare i vogël.
Formimi bruto i kapitalit fiks, i cili jep të dhëna për investimet e brendshme materiale dhe jo materiale në ekonominë e vendi është një tregues i rëndësishëm se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet në vend që të konsumohet.
Për vitin 2018, ai përbëhet 75% nga ndërtimi, 18.1% nga pajisjet, 5.3% për transportin, për bujqësinë 0.93% (kryesisht në pemëtari dhe vreshtari), ndërsa për programe kompjuterike dhe sistem të dhënash (database), ku po orientohet sot e gjithë bota, shkojnë vetëm 0.62% të totalit të investimeve.
Në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë.
Europa i përdor paratë krejt ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2016, investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale. Edhe vendet e tjera të rajonit çojnë më pak investime në ndërtim dhe më shumë për pajisje e teknologji.
Banka Botërore vlerëson se ndërsa industritë kryesore për rritjen e ardhshme në Shqipëri, siç është turizmi dhe transferimi i njohurive janë zhvilluar kohët e fundit, struktura e punësimit në të gjithë sektorët ka ndryshuar ngadalë në favor të prodhimtarisë dhe shërbimeve, dhe bujqësia ende punësoi rreth 38% të fuqisë punëtore në vitin 2019.
Për shkak të produktivitetit të ulët, orientimit të ekonomisë drejt industrive me vlerë të shtuar të ulët dhe që kanë avantazh krahun e lirë të fuqisë punëtore, mungesën e sofistikimit dhe investimeve në teknologji, pagat mesatare vijojnë të mbeten më të ulëtat në Europë, madje dhe në rajon, duke u bërë një faktor nxitës për emigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Në nivelin e rreth 400 eurove, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri është rreth 30% më e ulët sesa ajo e Kosovës, e dyta më e ulët pas nesh.
Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë për fitimet mediane mujore bruto për vitin 2018 të qytetarëve të saj. Këto të dhëna (fitimet mediane) referojnë se gjysma e shqiptarëve fitojnë më pak se 302 euro në muaj dhe gjysma tjetër më shumë.
Më pak në Europë fitojnë dhe banorët e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi (të dhënat për Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë janë të vitit 2014). Por, gjithsesi, fitimet mediane të shqiptarëve në 2018-n ishin 25% më të ulëta sesa të maqedonasve (404 euro) dhe sa gjysma e malazezëve në 2014-n, ndërsa janë 53% e fitimeve mesatare të serbëve në 2018-n. (mungojnë të dhënat për Kosovën).
Një reflektim për të ardhmen (në vend të konkluzioneve)
Edhe sot, fokusi i partive politike mbetet i orientuar drejt taksave, apo elementeve që janë lehtësisht të kapshme nga publiku (ende vijon premtimi për ujë 24 orë!).
Problemi kryesor i programeve të partive politike mbetet se nuk shkojnë përtej populizmit për të fituar sa më shumë vota dhe vizioni afatshkurtër. Ai është i lidhur edhe me mandatin 4-vjeçar të qeverive, por edhe me faktin që reformat e thella, që fillojnë me arsimin, do të duan kohë të japin fryte dhe asnjë prej tyre nuk duket se ka pasur vullnetin politik të heqë dorë nga votat sot, për të ofruar përmirësim të mirëqenies nesër dhe për brezat e ardhshëm.
Kjo filozofi qeverisëse, deri tani, e ka lënë vendin me një model të paqëndrueshëm zhvillimi, duke na renditur të fundit në Europë për rendimentin fiskal dhe të ardhurat e pagat, çka gjithnjë e më shumë po ndikon negativisht në perceptimin e individëve për të ardhmen e këtij vendi.
Duhet konsensus për strategji afatgjatë, që do të mund të gjenerojë një model të rritjes, me fokus te sektorët që kanë potencial për rritje të produktivitetit. Nëse ekonomia prodhon dhe fiton, zgjerohen investimet, sidomos ato në teknologji, shtohen automatikisht të ardhurat në buxhet, rriten pagat, si një katalizator shprese për të ngadalësuar hemorragjinë e emigracionit, që tashmë ka përfshirë jo vetëm individët me të ardhura të larta, por edhe familjet. Monitor
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10