Flash News

E-TJERA

Dita e zgjedhjeve/ Yuri Kim nga Shkodra:  SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat; Votoni të lirë dhe të pandikuar

Dita e zgjedhjeve/ Yuri Kim nga Shkodra:  SHBA nuk mbështet asnjë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka monitoruar procesin e votimit në Shkodër.

Prej andej, ajo ka bërë apel shqiptarëve që të votojnë të lirë dhe të pandikuar, ndërsa ka përsëritur qëndrimin se SHBA-të nuk mbështesin asnjë subjekt politik apo kandidat të caktuar nrë këto zgjedhje.

“Ishte shkëlqyeshëm që pashë se si sistemi i ri i kontrollit të kartave biometrike funksiononte në mënyrë shumë të mirë dhe në fakt pata mundësitë të shihja se si mundësia e shfaqjes së numrit të kartës nuk doli përmes sistemit por ata kishin një plan zëvendësues në vend që u vu menjëherë në veprim. Sikurse e kam thënë SHBA nuk mbështesin një parti apo kandidat të caktuar, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar.

Shpresojmë që cdo shqiptar të shkojë të votojë i lirë dhe i pa ndikuar nga cdo ndërhyrje, kjo është dita juaj”, u shpreh ambasadorja e SHBA.

Të fundit