Flash News

E-TJERA

Dita nis me reshje shiu, si do të ndryshojë moti gjatë orëve të pasdites

Dita nis me reshje shiu, si do të ndryshojë moti gjatë orëve
Foto ilustruese

Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu.

Ndërkohë, pasdite dhe në mbrëmje pritet përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që të ketë më shumë intervale me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit