Flash News

E-TJERA

Ditmir Bushati: Qeveria shqiptare duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Ditmir Bushati: Qeveria shqiptare duhet ta shohë Serbinë me sytë

Ish-ministri Ditmir Bushati ka kritikuar qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me sulmet në Kosovë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Në një lidhje për Euronews Albania, Bushati u shpreh se Tirana zyrtare duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, me sytë e shqiptarëve që kanë jetuar në ish-Jugosllavi.

Bushati theksoi se për Shqipërinë është i rëndësishëm avancimi i të drejtave të shqiptarëve kudo që shkojnë.

“Janë dy komponentë shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme; historinë dhe gjeografinë. Në aspektin historik kam insistuar dhe insistoj me sa kam mundësi që ne duhet ta shohim, si Tiranë zyrtare, Serbinë me sytë e Kosovës, me sytë e shqiptarëve që kanë jetuar në ish-Jugosllavi dhe procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk ka pse të përfshijë Shqipërinë. Për Shqipërinë është e rëndësishme avancimi i të drejtave të shqiptarëve kudo ku shkojnë dhe perspektiva euroatlantike e rajonit”, tha Bushati.

Të fundit