Flash News

E-TJERA

“Do duhen 48 orë të dalë rezultati”, Celibashi: Do përpiqemi edhe më shpejt 

“Do duhen 48 orë të dalë rezultati”, Celibashi: Do

Në  një lidhej të drejtpërdrejtë me neës24, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tregoi dhe për kohën e përafërt që do u duhet për të shpallur rezultatin e këtyre zgjedhjeve.  

Celibashi tha se do duhen të paktën 48 orë për të rezultatin final dhe shtoi se KQZ do përpiqet që të nxjerrë rezultatin sa më shpejt. 

“Sa i takon përqindjes së votuesve, KQZ ka bërë një lloj sodimi, sepse një orë të caktuar qendra votimi raportojnë pranë institucionit tonë. Qendrat e votimit raportojnë në orë të ndryshme. Kanë marrë pjesë 48.2 për qind  e votuesve, por shifra zyrtare del kur të bëhet raportimi për të gjitha qendrat e votimit. Edhe më 2017, përqindja e pjesëmarrjeve është ndryshe në fillim dhe ndryshe në fund. 

Diferencat gjithsesi janë shumë të vogla. Marzhi i gabimit mes shifrës fillestare dhe asaj finale mund të luajë me 2-3 për qind. Sa i përket votimit elektronik, ka qenë i suksesshëm. Do ishte mirë që procesi i nxjerrjes së rezultatit të bëhej në QV. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që rezultati të dalë për 48 orë, edhe objektivisht mund të realizohet. Numëruesit trajtohen para se të nisë numërimi,” – u shpreh kreu i KQZ-sëCelibashi. 

Të fundit