Flash News

E-TJERA

Do eleminohej nga Laert Haxhiu, merret në mbrojtje ish-prokurorja Merita Selimi

Do eleminohej nga Laert Haxhiu, merret në mbrojtje ish-prokurorja Merita

Policia e Përgjithshme e Shtetit ka urdhëruar komisariatin e Lushnjës për të marë masa sigurie për ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe familjarët e saj.

Kjo masë mbrojtje vjen pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, se Laert Haxhiu e kishte vënë në shënjestër për ta vrarë atë, bashkë me dy emra të tjerë të drejtësisë, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK dhe avokatin e Lushnjës Adriatik Doga.

Merita Selimi ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi ka shpallur moskopetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Çeshtjen e ka marë Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK. Ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e komisionereve Brunilda Bekteshit dhe Etleda Çiftja. Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut”, ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi.

Tashmë Merita Selimi, pritet të meret në mbrojtje nga policia e Lushnjës. Ndërsa një ditë më parë Policia e Shtetit, urdhëroi efektivët e komisariatit special “RESI” në Tiranë, të cilët morën në mbrojtje prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu.

Të fundit