Flash News

E-TJERA

Do furnizonte tre zona të Tiranës me k*kainë, arrestohet i riu në autostradën “Tiranë-Durrës”

Do furnizonte tre zona të Tiranës me k*kainë, arrestohet i riu

Arrestohet një i ri në autostradën Tiranë-Durrës nga policia e Tiranës pasi akuzohet se po transportonte kokainë me makinë. Policia njofton se Behar Sorra 22 vjeç ishte duke transportuar pako me kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”. 

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”.

U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari.

Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”.

Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u krye arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit