Flash News

E-TJERA

"Do jap edhe mandatin e Presidentit", Meta: Nuk do të lejojë asnjë pikë loti dhe gjaku që të derdhet për zgjedhjet

"Do jap edhe mandatin e Presidentit", Meta: Nuk do të lejojë
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni. Meta nxori foton ku autori i plagosjes ishte krah zyrtarëve socialiste, duke kërkuar edhe shkarkimin e këtyrë të fundit.

Sa i përket akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë ngjarje, ai tha se krah autorit nuk janë njerëzit e presidentit. Meta shtoi se pas 25 prillit do ketë ligj të posaçëm se kushdo që shkel Kodin Zgjedhor nuk do të ketë vend në administratë.

"Dua ti them kryerilindasit, mirë bëre që i arrestove rrugaçët e Kavajës. I mbaje 24 orë me të ngrëna, të pira e garancira. Më akuzove se nxis dhunë në Kavajë. Ndërkohë që i dërgove ti e shtabi yt kriminal këta tre horra, dy punonjës bashkiakë, ai që bëri aktin i lidhur me narkotrafikant, që ti vdes pas këtyre", tha Meta.

Ai tha nuk do të tolerojë që të derdhet asnjë pikë loti për zgjedhjet dhe aq më pak gjak, duke theksuar se nëse PS merr 71 mandate në mënyrë demokratike, ai do t'i japë edhe mandatin e Presidentit.

“Nuk dua më jo një pikë gjaku të derdhet për zgjedhjet, por asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindejs së tij. Do i jap edhe mandatin e presidentit Edi Ramës nëse merr 71 mandate në mënyrë demokratike, ama u prek një votë të gjejë vrimë ku të futet", tha Meta.

 

Të fundit