Flash News

E-TJERA

‘Do jetë luftë me armë’, Luca debat me Sokon për ‘Ballkanin e Hapur’: Më vjen të qesh kur ti flet për taksa

‘Do jetë luftë me armë’, Luca debat me Sokon për

‘Ballkani i Hapur’ ka ‘përplasur’ në studion e ‘Politiko’ në Top News sipërmarrësin Gjergj Luca dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Ky i fundit solli mangësitë e nismës, ndërsa biznesmeni deklaroi se e konsideronte Ballkanin e hapur një domosdoshmëri për vendin dhe rajonin.  

Soko i solli në vëmendje rastin e Dibrës ku fermerët po hedhin qershitë për shkak se në tregun shqiptar shitet ajo e Maqedonisë së Veriut, por Luca tha se zgjidhja është konkurrenca . 

Pjesë nga debati:

Luca: E konsideroj domosdoshmëri, nuk jam mbështetës i Ballkanit të Hapur.

Soko: Ballkani i Hapur do jetë luftë me armë, do jetë bujku shqiptar kundër atij maqedonas, serb, blegtorët po ashtu. Këto nuk bëhen me dashuri, duan lekë. kur ne ju japim fermerëve tanë, në Maqedoni  marrin 35 euro.

Luca: Zgjidhja është konkurrenca.

Soko: Qeveria të japë lekë.

Luca: Qeveria i merr lekët nga ne. Shqipëria do treg e respekt,  na duhet ndihma e politikës, jo Evropës. Unë prodhoj taksa, kur më flet për taksa më vjen për të qesh. shteti është fukara.  

Të fundit