Flash News

E-TJERA

“Do konsiderohet vepër penale”, Rama paralajmëron ‘listë të zezë’ për ndërtuesit dhe arkitektët

“Do konsiderohet vepër penale”, Rama paralajmëron

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ndërtimet, paralajmëroi masa ndaj ndërtuesve që shkelin ligjin dhe abuzojnë me projektet e miratuara.

Rama deklaroi se çdo subjekt që transformon ose deformon lejen e ndërtimit, do të përfshihet në ‘listën e zezë’ dhe nuk do të marrë më leje ndërtimi për një periudhë kohore.

Ndërsa arkitektët, sipas Ramës, do të përgjigjen edhe penalisht.

“Ndërtuesit që do të zihen në faj do të hyjnë në listën e zezë dhe për një periudhë kohore nuk do të lejohen të ndërtojnë. Nuk mund të vijojmë të shohim si ndërtuesit mashtrojnë qytetarët të cilëve mund tu themi që në një sistem si ky marrëdhëniet kontraktuale janë mes palëve dhe sa kohë keni kontratë e keni paguar duke parë piktura merrni përsipër përgjegjësinë, por kjo nuk është zgjidhja.

Qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë ose nuk marrim më dot shtëpinë sepse arrihet në absurdin që një banesë shitet dy herë. Për këtë arsye masa do të jetë shumë e rëndë.

Përveç listët së zezë do të jenë imediate konfiskimi i objektit dhe do të menaxhohet situata nga shteti. E rëndësishme që të bllokohet zinxhiri pasi ndërtuesit bashkëpunojnë me arkitektët, mosnjoftimi nga ana e të cilëve për deformimin e projektit do të konsiderohet vepër penale”, tha ai.

Të fundit