Flash News

E-TJERA

Do përballen me Shqipërinë, Italia publikon listën përfundimtare për EURO 2024

Do përballen me Shqipërinë, Italia publikon listën

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka publikuar listën përfundimtare për Kampionatin Evropian, ku janë larguar edhe dy lojtarë.

Përveç të lënduarve Francesco Acerbi (Inter) dhe Giogri Scalvini (Atalanta), të cilët do të zëvendësohen nga lojtari i Juventusit, Federico Gatti, janë larguar Ricardo Orsolini (Bologna) dhe Samuele Ricci (Torino).

Në listë janë vetëm nëntë lojtarë që ishin pjesë e skuadrës që u bë kampione europiane tre vite më parë (Donnarumma, Meret, Di Lorenzo, Bastoni, Jorginho, Chiesa, Cristante, Barella dhe Raspadori).

Kampionët aktualë të Evropës e nisin mbrojtjen e titullit më 16 qershor kur do të përballen me Shqipërinë në Dortmund, ndërsa në grupin B do të luajnë edhe me ekipet e Kroacisë dhe Spanjës. 



Të fundit