Flash News

E-TJERA

Përsëritet rasti 'Dumani', vëllezërit Beqiraj kërkojnë statusin e të penduarit të drejtësisë

Përsëritet rasti 'Dumani', vëllezërit Beqiraj

Indrit dhe Gentian Beqiraj të arrestuar dje në operacionin ‘Porositësi’ kanë kërkuar në Prokurori statusin e të penduarit të drejtësisë.

Vëllezërit Beqiraj kanë deklaruar se do të flasin për disa vrasje të porositura, ndërsa njëherazi kërkuan që familja e tyre të merret në mbrojtje nga organet e drejtësisë. Dyshohet që Beqirajt të kenë marrë porosi të tjera për vrasje.

Indrit dhe Gentian Beqiraj u rishfaqën të shtunën e 1 tetorit kur u përfshinë në një sherr në autostradën Tiranë-Durrës. Një mjet ju preu rrugët dy vëllezërve të cilët u konfrontuan fizikisht me 4 persona që ndodheshin në mjet. Pas konfliktit Indrit Beqiraj u mor peng nga personat për t’u lënë disa minuta më vonë.

Nga operacioni ‘Porositësi’, Beqirajt u vunë në pranga nënë akuzën e vrasjeve me pagesë. Ata kanë dëshmuar se janë paguar nga Kasandër Noga për të vrarë kundërshtarin e tij Geron Hasanbelliu. Beqirajt rrëfyen se e ndoqën Hasanbelliun gjatë muajit dhjetor, por e konsideruan një objektiv të vështirë dhe vendosën të tërhiqen nga atentati në ‘Don Bosko’.

Më 4 janar atentati i kërkuar nga Noga u krye, por viktimë mbeti një tjetër person, Erion Çela, i cili nuk ishte objektivi i kërkuar i tij.

Të fundit