Flash News

E-TJERA

“Do të çoj në gjyq, ik o budalla”, Rakipllari debat me Çupin: Ke qenë spiun i sigurimit, je shpifës ordiner

“Do të çoj në gjyq, ik o budalla”, Rakipllari debat

Gazetari Robert Rakipllari është përfshirë në një debat me tone të ashpra me analistin Frrok Çupi.

Të ftuar në Open në Top Channel, debati mes tyre ka kaluar deri në ofendime, teksa Rakipllari tha se Presidenti i republikës mund të shkojë në çdo vend të republikës dhe jep mesazhin të mos vidhet vota.

Pjesë nga debati:

Rakipllari: Presidenti i republikës mund të shkojë në çdo vend të republikës. Shqipëria ka një problem, ai është standardi i zgjedhjeve, janë deformuar, vjedhur. Nëse presidenti jep një kontribut. Ai mund të shkojë ku të dojë.

Çupi: S’ka punë me vjedhjen e votës.

Çupi: A e ke lexuar kushtetutën?

Rakipllari: Ai po jep mesazhin që të mos vidhet vota.

Çupi: Çfarë po thua, presidenti nuk ka punë me policinë, të dalë i dehur në publik, të rrahë policët.

Rakipllari: Ka pasur një etikë në të folurën publike, ti po e shkel, unë s’po e mbroj Ilir Metën.

Çupi: Nuk bën thirrje presidenti.

Rakipllari: Bën pra bën thirrje. Unë këtë kënd shoh.

Çupi: Mos e shfaq kaq shumë mbrojtjen, se e di që jeni pronë e Ilir Metës.

Rakipllari: Ti ke qenë spiun i Sigurimit të Shtetit dhe më thua.

Çupi: Do të të çoj në gjyq.

Rakipllari: Ti je një shpifës ordiner.

Çupi: Ky do të shkojë në gjyq.

Rakipllari: Mos u merr me mua personalisht.

Çupi: Ik o budalla i dashur.

Të fundit