Flash News

E-TJERA

Do të dilni në pension politik? Meta: Jam si Cristiano Ronaldo, kam parametrat e një 18-vjeçari

Do të dilni në pension politik? Meta: Jam si Cristiano Ronaldo, kam

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të largohet nga politika. Ai e “krahasoi” veten me futbollistin Cristiano Ronaldo, ndërsa tha se ka parametrat e një 18-vjeçari.

Presidenti tha për “Opinion”, se do të dëgjojë popullin e 2 marsit, duke theksuar se protesta e vitit 2020 e shpëtoi Shqipërinë nga një gjë e rëndë.

Gazetari: Në moshën 53-vjeçare do të dilni në pension në politik apo të do të rezistoni në politikë?

Meta: Jam si Cristiano Ronaldio dhe i kam parametrat për 18 vjeç. Ajo që unë do bëj është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit.

Gazetari: Çfarë angazhimi do të merrini Meta?

Meta: Unë do të dëgjoj popullin e 2 marsit. Populli i 2 marsit shpëtoi Shqipërinë nga një gjë e rëndë që mund të ndodhte. Nëse ata do të çonin ligjet me betim të Lanës në Gjykatën Kushtetuese do të shpërbëja Parlament, qeveri dhe çdo gjë. njeriut që ia thash un spiunoj direkt.

 

Të fundit