Flash News

E-TJERA

“Ç’do thuash me bindje?”, Kandidatja e re për deputete tregon si iu bashkua partisë së Topallit

“Ç’do thuash me bindje?”, Kandidatja e re për

Mes kandidatëve për deputetë në listat e partive politike nuk kanë munguar këtë herë as portretet e reja, përfshirë edhe moshën.

Është diskutuar mbrëmjen e së merkures në emisionin “Opinion” mbi temën “Portretet e reja të kandidatëve”, ku të ftuar ishin kandidatë në moshë të re, përfaqësues të partive të ndryshme në vend. Ata kanë treguar pse vendosën t’i bashkohen politikës në moshë të re.

Një prej tyre ishte edhe kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli, Matilda Gjini.

Ajo tregon se si ra në kontakt me grupin themelues të Lëvizjes për Ndryshim dhe aty nisi angazhim i saj me politikën.

Pjesë nga diskutimi:

Gjini: Rashë në kontakt me grupin themelues të Lëvizjes për Ndryshim dhe aty nisi angazhimi im me politikën.

Fevziu: E ke bindje apo të gjetën ata?

Gjini: Çfarë do thuash me bindje?

Fevziu: Kishe një lidhje shpirtërore ideologjike me këtë force?

Hjini: Jo në fakt interesimi erdhi në momentin kur ky grup më shpjegoi se si Lëvizja për Ndsryshim kishte lindur nga një kauzë shumë patriotike ajo e boshatisjes së Shqipërisë dhe e ndjeva si detyrë t’i bashkohesha.

Fevziu: Ta mbushi pjesën e boshatisjes.

Të fundit