Flash News

E-TJERA

Dogji një automjet, arrestohet 30-vjeçari në Korçë

Dogji një automjet, arrestohet 30-vjeçari në Korçë

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi akuzohet se ka djegur një automjet.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.S.

Nga hetimet ka rezultuar se 30-vjeçari është me me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje).

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. 30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit