Flash News

E-TJERA

Domatet me pesticide/ Lihet në burg eksportuesi i perimeve dhe lirohen dy inspektorët e AKU-së

Domatet me pesticide/ Lihet në burg eksportuesi i perimeve dhe lirohen dy

Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat ka caktuar masat e sigurisë për tre personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Again”, pas kapjes së 8 ton domateve me pesticide ne Kroaci dhe qe ishin eksportuar nga Shqiperia.

Gjykata ka vendosur “Arrest në burg” për Mariglen Qorrin, 40 vjeç, pronar i kompanisë së eksportit të perimeve dhe “Arrest në shtëpi” për Griselda Doksanin, 25 vjeçe dhe Ronaldo Lika, 27 vjeç, të dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat.

Sipas Prokurorisë së Beratit, Mariglen Qorri akuzohet për “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Të fundit