Flash News

E-TJERA

Donte të vriste "Akilin", pse u arrestua i "forti i Sukthit" sot

Donte të vriste "Akilin", pse u arrestua i "forti i

Mëngjesin e sotëm është arrestuar Rexhep Rrapi, i njohur si ‘Kepi Rrapi’.  Bashkë më të është prangosur edhe nipi, Alger Rapi. Të dy akuzohen se donin të vrisnin Xhevdet Plakun i njohur në botën e krimit si "Akili" dhe për këtë bashkëpunuan me shefin e krimeve Dedan Gjoni, që tani është i arrestuar.

Plaku ishte në konflikt me grupin e Kep Arapit, dyshohet për shkak të pazareve të drogës në Holandë. Sipas hetimeve Plaku drejtonte një grup kriminal në fushën e narkotikëve në Holandë. 

Mësohet gjithashtu se Plaku i ka vrarë vëllain disa vite më parë, shtetasin Cal Arapi në Itali.

Dedan Gjoni bashkëpunoi me Rexhep Arapin për të nxjerrë në pritë, Xhevdet Plakun, pasi grupi kriminal nuk po e gjente se ku ishte fshehur.

Gjoni i thirri në Komisarit Plakun dhe pasi ky i fundit doli, ish-shefi i krimeve njoftoi grupin kriminal duke i dërguar edhe foton e “Akilit”, por në rrethana ende të paqarta, ky i fundit ai doli t’i shpëtojë atentatit.

Ngjarja është zbërthyer nga SKY ECC, ndërsa operacioni është ende në vazhdim, pritet një komunikim zyrtare nga Policia e Shtetit.

Të fundit