Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Tom Doshit, gazetari: Filluan pazaret, partitë e mëdha e gjetën "patericën"

Dorëheqja e Tom Doshit, gazetari: Filluan pazaret, partitë e
Flamur Vezaj

Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të PSD-së, Tom Doshi një ditë pas zgjedhjeve. Ai thotë se ky veprim duket si pjesë e pazareve politike.

Sipas tij, deputetët e PSD-së do të bëhen patericë e njërës prej partive të mëdha. Ai shton se pas dorqëheqjes së Doshit fshihet diçka, ndërsa thekson se "nuk mendoj që Doshin e ka trembur SPAK-u".

Gazetari thotë se pas fazës së blerjes së votave, do kalohet në atë të blerjes së deputetëve.

"Siç duket Rama dhe Basha meqënëse i kanë premtuar ambasadores se Doshi nuk do jetë pjesë e qeverisë së tyre (edhe si koalicion), ky i fundit dha doreëheqje! Pas "dorëheqjes" së tij, dy deputetët që mendohet se i ka fituar partia e marrë me qira, do i bashkohen tashme PS-së ose PD-së! Ja partitë e mëdha gjetën një patericë akoma pa u mbyllur numërimi i votave", shkruan Vezaj në një postim në rrjetet sociale.

Dorëheqja e Tom Doshit, gazetari: Filluan pazaret, partitë e

Të fundit