Flash News

E-TJERA

Dorëzimi i pasaportave diplomatike, reagon De Biazi: Absurde! Nuk e perceptoj dot; Në 25 prill do vij të votoj

Dorëzimi i pasaportave diplomatike, reagon De Biazi: Absurde! Nuk e

Tekniku italian Giani De Biasi ka reaguar pas lajmit të një dite më parë se futbollistët e Kombëtares Shqiptare duhet të dorëzojnë pasaportat diplomatike.

Në një intervistë për News 24, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, e ka cilësuar absurde këtë vendim, një soj sikur dikush të jep një dhuratë dhe pas pesë vitesh ta kërkon mbrapsht.

“Nuk e kam kuptuar për çfarë arsye, vetëm nëse ma shpjegoni ju si gazetarë. Mbi të gjitha nuk e di nëse është e vërtetë. Nëse është e vërtetë është absurde sepse nëse më jep një “dhuratë” sepse mendon se unë dhe disa persona të tjerë kemi bërë diçka shumë të rëndësishme për vendin dhe pas 5 vitesh ma merr është diçka që nuk ka asnjë lloj sensi. Nuk e perceptoj dhe shpresoj të jetë e vërtetë.

Nuk kam diçka zyrtare për dorëzimin e pasaportës, pasi data e skadencës shënon vitin 2026, por nëse e duan do ta dorëzoj”, tha ai. 

I pyetur nëse do votojë në 25 prill, si shtetas shqiptarë që ka të drejtën e votës, De Biasi shprehet i vendosur ta ushtrojë këtë të drejtë.

Do vij të votoj në 25 prill sepse e di që nuk ka shtrëngime nga Covid . Kam votuar edhe herë tjetër në Shqipëri. Jam krenar që jam qytetar shqiptar, por do jem më pak krenar nëse mendojnë të më tërheqin pasaportën diplomatike”, u shpreh De Biazi.

Të fundit