Flash News

E-TJERA

Dosja “Buka”, SPAK merr zyrtarisht të pandehur Arben Ahmetajn

Dosja “Buka”, SPAK merr zyrtarisht të pandehur Arben Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”, përfshirë edhe hetimet për ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

SPAK ka marrë zyrtarisht Ahmetajn të pandehur për çështjen dhe akuza i është komunikuar avokatit të tij.

Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me aferën që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.

Më herët, Ahmetaj ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën.

Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.

Të fundit