Flash News

E-TJERA

Dosja e inceneratorëve, SPAK zgjat hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Dosja e inceneratorëve, SPAK zgjat hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, për herë të dytë. Ahmetaj po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë.

Hetimet janë zgjatur me 3 muaj të tjerë dhe shkak është bërë vonesa për kthim përgjigjeje e letërporosive që SPAK ka dërguar jashtë vendit.

SPAK ka caktuar datën 23 dhjetor si afat për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kur pritet të kompletohet dosja për Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.

Të fundit