Flash News

E-TJERA

“Dosjet janë shpifje”, Kim mesazh për Berishën: SHBA serioze për politikanët e përfshirë në korrupsion masiv

“Dosjet janë shpifje”, Kim mesazh për Berishën: SHBA

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka përcjellë një tjetër mesazh të fortë për ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim në twitter, Kim shkruan se SHBA është serioze sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë, më të begatë dhe demokratike seç ka qenë 30 vitet e fundit. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim.

“Dosjet janë shpifje”, Kim mesazh për Berishën: SHBA

Më herët, gjatë takimit me demokratët në Fier, Berisha tha se ka një dosje për të, por sipas tij është shpifje.

 

Të fundit