Flash News

E-TJERA

“Drejt arrestimit të Ramës”/ Titulli i radios publike të Francës, lapsus apo sinjal?

“Drejt arrestimit të Ramës”/ Titulli i radios publike

Radio publike e Francës, “France Internationale” ka publikuar një artikull ku raporton rreth situatës në Ballkanin Perëndimor.

Fokusi në artikull është tek protestat në Serbi pas fitores në zgjedhje të presidentit Aleksandër Vuçiç, ku partia e tij akuzohet për manipulime të zgjedhjeve.

Por, në një paragraf raportohet edhe për vendin tonë, i cili nis me titullin “Pranë një arrestimi të Edi Ramës?“, ndërkohë që në tekst flitet për heqjen e imunitetit të kreut të PD-së, Sali Berisha, që i hap rrugë arrestimit të tij.

“Pranë një arrestimi të Edi Ramës?

Në Shqipëri, Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit dhe kreut të opozitës, Sali Berisha. Vendimi i kërkuar nga Partia Socialiste e Edi Ramës i hap rrugën arrestimit të tij të mundshëm në kuadër të një hetimi korrupsioni.” – thuhet në tekst.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë thjesht me një lapsus nga ana e medias franceze apo me një paralajmërim, teksa kjo mbetet për t’u parë.

Të fundit