Flash News

E-TJERA

"Drejt Europës së përbashkuar", Di Maio uron në shqip, Rama ia kthen me batutë: Një shqipe perfekte me dialekt napolitan

"Drejt Europës së përbashkuar", Di Maio uron në
Në foto: Rama dhe Di Maio pas nënshkrimit të marrëveshjes për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm

“Drejt Europës së përbashkuar”, ka qenë ky urim në gjuhën shqipe nga ana e Ministrit italian të Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, i cili ka sjellë këmbimin e disa batutave me kryeministrin Rama në mbyllje të fjalimit.

Teksa tregon suportin e Italisë për Shqipërinë drejt rrugës tonë evropiane, Di Maio e pranoi se nuk ishte i zoti që të fliste shqip aq mirë sa kryeministri shqiptar fliste italishten.

“Do të doja ta përfundoja me një frazë, fjali për miqtë shqiptarë, se nuk jam i zoti që të flas shqip ashtu siç kryeministri e flet italisht. “Drejt Europës së përbashkuar”, (mundohet të thotë Di Maio) Ky është një urim që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit”, përfundon ministri italian.

Ndërkohë që, Rama ia ktheu duke thënë se e foli shqipen me dialekt napolitan.

“Një shqipe perfekte me dialekt napolitan”, tha Rama.

Në përfundim të konferencës, palët kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm.

"Drejt Europës së përbashkuar", Di Maio uron në

"Drejt Europës së përbashkuar", Di Maio uron në

 

Të fundit