Flash News

E-TJERA

Drejtori i aeroportit të Kukësit: Nga 20 maji i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare, çmime të lira

Drejtori i aeroportit të Kukësit: Nga 20 maji i hapur për të
Aeroporti i Kukësit

Punimet për aeroportin e Kukësit janë drejt përfundimit. Të dielën e 18 prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistën e aeroportit të Kukësit, si fluturim inagurues.

Drejtori i këtij të fundit, Altin Progonati tha për "Euronews Albania" se aeroporti do të jetë tërësisht funksional dhe i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare në datën 20 maj, kur edhe do të jetë certifikuar në bazë të të gjitha proceduarve.

Progonati u shpreh se aeroporti i Kukësit është konceptuar si ‘low cost’ dhe do të operojë me çmime më të ulëta se të gjitha aeroportet e rajonit.

“Aeroporti i Kukës është i konceptuar si low cost dhe do të jetë konkurrues për të gjithë rajonin, duke ofruar bileta më të lira se Shkupi, Podgorica apo Prishtina”, tha ai.

Të fundit